Flash News

KRYESORE

Aktivisti: Studentët në bulevard, ku u zgjuan sot Rama, Meta e Veliaj bashkë me pronarët e medias

Aktivisti Endri Shabani komenton protestën e studentëve gjatë natës së mbrëmshme te kryeministria, të cilët vijojnë pa ndërprerë nismën e tyre prej 12 ditësh.

Po ashtu, ai bën një paralelizim se si u zgjuan sot studentët protestes dhe politikanët, bashkë me pronarët e medias.

“Sot në mëngjes Rama u zgjua në vilën e tij në kodrat e Tiranës. Meta me Berishën u zgjuan në vilat e tyre në plazhin e Gjirit të Lalzit. Basha u zgjua në vilën e tij në plazhin e Qerretit, ndërsa kryetari i bashkisë në vilën tek Kodra e Diellit. Pronarët e mediave u gdhinë tek Rolling Hills.

Ndërsa studentët, fëmijët e atyre që paguajnë për vilat e këtyre të pangopurve, gdhihen e ngrysen në bulevardin e lagur nga shiu. Të mbuluar me qese dhe batanije, ata presin vetëm që Rama tua lirojë pak lakun që iu ka hedhur në qafë”, shkruan aktivisti.

Të fundit