Flash News

KRYESORE

"Akullnaja e gjelbër" e Antarktidës

Komuniteti shkencor që banon në Antarktidë është shumë i shqetësuar për atë çka po ndodh në këtë kontinent. Pjesë e brigjeve kanë marrë një tonalitet të gjelbër, që i jep peizazhit një pamje jashtëtokësore.

Për shkak të rritjes së temperaturave, gjithnjë e më shumë po shkrihet akulli në këtë zonë dhe kjo ngjyrë që ka marrë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme.

Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni. Normalisht, ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon udhëheqësi i ekipit studentor, Andreë Gray.

Të fundit