Flash News

KRYESORE

Ambasada e Zvicrës reagon për deklaratën e Vuçiçit: Mohimi i krimeve të luftës duhet të luftohet

Ambasada e Zvicrës reagon për deklaratën e Vuçiçit:

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar pas deklaratës së bërë nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili u shpreh se masakra e ndodhur në Reçak në vitin 1999 ishte trillim.  Sipas institucionit, që të mund të ketë pajtim, duhen respektuar viktimat dhe familjet e tyre. Për më tepër që mohimi i krimeve të luftës duhet luftuar me forcë.

“Në shoqëritë e pasluftës është thelbësore që të pranosh të kaluarën. Një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera. Nxjerrja e fakteve dhe tregimi i së vërtetës për ngjarjet e shkuara janë një parakusht për një pajtim që do të zgjasë dhe kuptimplotë.

Çdo deklaratë për ngjarjet e konfliktit duhet që të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të luftohet, sidomos kur vjen nga përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë (HLC Kosova) mbështesin dënimet me forcë dhe joshumëkuptimshme të deklaratës së presidentit Vuçiç, i cili mohon mizoritë në Reçak.

Më 15 janar të vitit 1999 në fshatin Raçak u kryen mizori të mëdha ndaj shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin civilë të paarmatosur”, ishte reagimi i ambasadës zvicerane në Prishtinë.

Të fundit