Flash News

KRYESORE

Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për

Nisur nga interesi i madh i shqiptarëve për Lotarinë Amerikane, Ambasada e Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim të rëndësishëm sot në Facebook.

Në postim thuhet se gjithë të interesuarit të mos i besojnë askujt që i garanton përzgjedhjen.

Ambasada thekson se përzgjedhja bëhet në SHBA dhe është krejt e rastësishme. Postimi i Ambasadës A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme? Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program. Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë. Për më shumë informacion, mund të klikoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/ …/diversity-visa/beëare-of-scams/.

Dhe përgjatë javës, ju lutemi mos hezitoni të na dërgoni të gjitha pyetjet që keni mbi Programin e Lotarisë Amerikane (Vizave të Shumëllojshmërisë)!

Të fundit