Flash News

KRYESORE

Arrihet akordi, Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit

Arrihet akordi, Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit

Marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi i Carlo Ancelottit si trajner i Napolit pritet të bëhet nga data 1 qershor.

Në orët e para të mëngjesit, në Romë kanë mbërritur edhe bashkëpunëtorët e stafit të Ancelottit.

Kontrata që do të lidhë ish-trajnerin e Milanit me ekipin e Napolit do të jetë 2-vjeçare, me opsion rinovimi dhe pagë prej 6.5 milionë eurosh.

Megjithatë, konfirmimi zyrtar kontraktor do të përcaktohet pasi të zgjidhet çështja e Sarri-it, ndaj dhe mund të marrë pak ditë.

Problemi i vetëm për t’u zgjidhur është klauzola e trajnerit aktual, prej 8 mln eurosh, që do të negociohet për t’u paguar nga Zeniti apo Chelsea.

Napoli edhe mund ta shkarkonte Sarrin, duke paguar vetëm 500 mijë euro, por me ardhjen e Ancelottit flitet edhe për një merkato të bujshme, duke nisur nga emri i Vidal, e për të përfunduar tek ato të Susos, apo Balotellit.

Të fundit