Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe: Një nga ëndrrat e mia u bë realitet, tani asnjë s’kam zili

Aurela Gaçe: Një nga ëndrrat e mia u bë realitet, tani

Aurela Gaçe, është pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Me energjinë dhe adrenalinën që përçon, ajo elektrizon gjithmonë publikun që shijon këngët dhe performancat e saj ‘live’.

Pas koncertit të dhënë së fundmi në Tiranë, Aurela e ka ndarë me të gjithë emocionin që ka marrë prej tij.

Në një status në rrjetet sociale, shkruan se tashmë një nga dëshirat e saj më të mëdha u bë realitet dhe është fjala për të “ngritur në këmbë” publikun kur ajo ngjitet në skenë.

“Nje nga ëndrrat e mija u be realitet

Si adoleshente,shikoja ne tv koncertet e kengetareve te huaj, edhe kur shikoja si kendonin e kercenin njerezit, me rritej adrenalina dhe hipja majë komodinave,tavolines edhe enderroja sikur isha une ne vend te atij "jashtështetësit"....

Mire u rrita, dola ne skene....por thosha ,kur do te vije ajo dite qe te jem ne nje shesh a stadium te madh, ti bej edhe njerezit njesh me mua? Me adrenalinen time?

Tani nuk i kam zili asnje : jashteshtetesi"

ju dua o njerez te mire faleminderit, kam akoma disa ëndrra edhe dashte Zoti jemi mire, e do ti perjetojme se bashku.

Ne ajer e ne toke, rrafsh ulur këmbëkryq ,me pompa sigurisht me shpirtin ne duar”, shkruan Aurela.

Të fundit