Flash News

KRYESORE

Avokatja e Popullit tregon shkeljet e policisë së shtetit: Ka marrë një tagër që nuk i takon

Avokatja e Popullit tregon shkeljet e policisë së shtetit: Ka

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca deklaron se Policia e Shtetit ka marrë një pushtet të tepërt.

Duke diskutuar për dhunën që ushtroi policia ndaj një 15-vjeçari në emisionin ‘open’, Ballanca tha se ky pushtet i policisë vjen për shkak të pandëshkueshmërisë.

“Duke shikuar pandëshkueshmërinë, policia ka marrë një tagër që nuk i takon. Kemi 36 raste të shqyrtuara, për të cilët ka pasur ankesa. 11 punonjës policie janë nën hetim dhe vetëm për 2 punonjës janë dhënë vendime.

Prokuroria duhet të hetojë dhe gjykata duhet të dënojë. Pra kemi vetëm 2 punonjës policie për të cilët janë marrë vendime”- tha Ballanca.

Të fundit