Flash News

KRYESORE

Basha flet për dështimin e negociatave: Ëndërr e një nate vere e Ramës dhe Metës që nuk do të bëhet realitet

Basha flet për dështimin e negociatave: Ëndërr e një

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka folur për dështimin e negociatave me mazhorancën, ditën e djeshme, duke denoncuar atë që ai e quajti pazar politik në kurriz të qytetarëve. Basha tha se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri dhe kryeministër teknik, duke e konsideruar të pamjaftueshme zëvendësimin e katër ministrave.

Ai theksoi se PD nuk kërkon pushtet në tavolinë dhe as postin e presidentit apo të ministrave, por zbatimin e kushteteve të vendosura nga populli. Kreu i PD-së u shpreh i gatshëm të pranonte propozimet që do të vijnë nga PS në rast të një kryeministri teknik.

Sipas Bashës, Rama refuzon të lëshojë karrigen, pasi me qeverinë teknike nuk kalojnë koncesionet korruptive dhe do të luftohet droga që atë e mban në pushtet.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në çadër:

Nuk po them që do të sulemi në zyrat e shtetit, por do të largojmë nga zyrat oligarkët që nuk i shohin vuajtet tuaja. Kështu kalon rruga për t’i kthyer paratë e shqiptarëve shqiptarëve. Për t’ua hequr nga duart derrave dhe dosave të pushtetit.

Në këtë themel, guri i parë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ, zyrtarë në polici e kudo tjetër, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij.

Çfarë problemi ka? Merri ministrat PD-ja, merrni këtë, se kështu funksion peshku i qelbur nga koka. Duan të përfshijnë PD-në që të bëjmë pazarin politik dhe të braktisim ëndrrën e shqiptarëve për një Republikë të re, ku zotër janë qytetarët. Kjo është ëndërr e një nate vere e Ramës dhe Metës që nuk do të bëhet kurrë realitet.

PD dhe aleatët tanë janë të vendosur të qëndrojnë krah për krah qytetarëve të këtij vendi, deri në plotësimin e plotë të kërkesave që populli ka shtruar për zgjidhje. Ne nuk duam pushtet në tavolinë, nuk e kemi kërkuar dhe nuk do ta pranojmë. As poste ministresh, as poste presidenti, asnjë post për të bërë kompromis të ndyrë në kurriz të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, kemi kërkuar qeveri teknike, me një kryeministër teknik, u kemi thënë se propozimiet për kryeministrin teknik letë vijnë nga partia më e madhe qeverisëse, sigurisht me miratimin e opozitës siç është tradita e qeverisë teknike.

Por Edi Rama refuzon të tërhiqet nga karrigia e tij. Mos harroni, katër vjet nuk tha asnjë fjalë kundër drogës, e inkurajoi atë drejtpërdrejtë dhe në mënyra të tërthorta. Orë e minutë luftoi për të mbrojtur kriminelët që solli në pushtet. Ky njeri që nuk e dënoi drogën për katër vjet, kur që solli kriminelët në pushtet, na premton se për katër javë do të zgjidhë problemin nëse PD dhe PS bien dakord për të zëvendësuar katër ministra. Është koha për të thënë se Edi Rama nuk largohet nga karrigia dhe nuk pranon qeverinë teknike, sepse me qeverinë teknike nuk kalon koncesioni 100 mln euro i laboratorëve, skafi i Habilajve me tre motorrë që ka ngecur në Ishëm do të ishte sekuestruar dhe të zotët do të ishin përpara drejtësisë.

Të fundit