Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Basha në Kavajë: Foli Londra e Berlini, nuk ka zgjedhje pa opozitën
Lulzim Basha ndodhet në Kavajë, ku po zhvillon një takim me qytetarët dhe simpatizantët e Partizë Demokratike. Basha e nisi fjalimin e tij duke iu bërë thirrje të gjithëve të bashkohen nesër në protestën e thirrur nga opozita në orën 18:30.
“Dita e nesërme, bashkimi më i madh i shqiptarëve në Tiranë në 18.30, kundër diktaturës dhe korrupsionit. Rama ik. Rama ka mbaruar e duhet të mbarojë për Shqipërinë Europiane. E do ta bëjmë si gjithë Europa. Më në fund Europa e ka dëgjuar britmën e lirisë”, deklaroi Basha që shtoi se Londra dhe Berlini zyrtarë kanë folur qarte: zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.
“Messazhet e Europës kur nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra e Berlini, zgjedhje pa PD dhe opozitën nuk do të ketë as sot, as më 30 qershor. Ta dëgjojë klika në pushtet. Shqiptarët e bashkuar kanë për të triumfuar. Në asnjë lagje, në asnjë fshat e në asnjë qytet nuk do të lejohet një farsë tjetër”, theksoi Basha.
Basha gjithashtu garantoi se nuk do të tërhiqet deri në largimin e Edi Ramës, pasi zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurë themeli për një vend demokratik.