Flash News

KRYESORE

Basha në Shkodër për pavarësinë: Festë fantastike e flamurit, në qytetin tim të dashur!

Basha në Shkodër për pavarësinë: Festë fantastike

Kryetari i Partisë Demokratike ishte i pranishëm sot në mbrëmje në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në eventet e organizuara nga bashkia e metropolit verior me rastin e festave të pavarësisë.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë! Faleminderit Shkodra! Gëzuar 28 Nëntorin!”, - ka qenë postimi i Bashës në Facebook.

Të fundit