Flash News

KRYESORE

Bashkia e Shkodrës jep 26 milion lekë për rikonstruksionin e gjimnazit “Jordan Misja” 

Bashkia e Shkodrës jep 26 milion lekë për rikonstruksionin e

Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion një fond prej 26 milionë lekësh nga të ardhurat e e saj për rikonstruksionin e shkollës "Jordan Misja".

Ka nisur dhe po vijon rikonstruksioni i këtij gjimnazi në qytetin e Shkodrës., paso ndërhyrja ka qenë e domosdoshme për shkak të shkallës së amortizimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të ndërtesës.

Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon riparim apo zëvendësim të shtresave të suvasë, zëvendësim i të gjitha pllakave të dyshemeve, zëvendësimin e rrjetit të vjetër elektrik dhe vendosjen e ndriçuesve LED, instalimin e rrjetit të kaldajës dhe i sistemit të hidrantëve për mbrojtjen kundër zjarrit, rikonstruksioni i plotë i terracës përfshi hidroizolim e saj.

Me rifillimin e procesit mësimor, mësues, nxënës e prindër të gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin e Shkodrës, do të kenë në dispozicion një ambient krejtësisht të rikonstruktuar. Rikosntruksioni i kësaj shkolle, vjen pas rikonstruksionit të dy gjimnazeve të tjera të Shkodrës, “28 Nëntori” dher “Oso Kuka”.

Të fundit