Flash News

KRYESORE

Beyonce dhe Jay Z thyejnë protokollin në takimin me çiftin mbretëror

Meghan Markle mund të jetë princeshë por të gjithë e dimë se "Mbretëresha e muzikës" është Beyonce, e cila e ka arritur këtë titull me mund dhe shumë punë (jo thjesht titull "i përfituar" nga bashkëshorti).

Dhe nëse bëhet fjalë për thyerje rregullash mbretërore, kujt më shumë se Bey-t mund t`i shkojnë.

Beyonce dhe JAY-Z kanë ndërprerë planet për sigurinë e çiftit mbretëror në premierën e filmit “Lion King” në Londër të dielën. Një burim tregon për “ET” se këngëtarja dhe burri i saj, JAY-Z, shkelën protokollin mbretëror duke mbërritur në event pas Princit Harry dhe Meghan Markle.

Po i njëjti burim shton se kur Beyonce dhe partneri i saj arritën, ata tërhoqën plotësisht vëmendjen nga çifti mbretëror duke marrë brohorima nga publiku që ishte mbledhur në sheshin Leicester.

Të fundit