Flash News

Bota

“Rusia nxjerr në përdorim tanket e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik”, OKB: Rreth 4 mijë civilë të vrarë deri më tani

“Rusia nxjerr në përdorim tanket e ushtrisë së

Kombet e Bashkuara thonë se 3,998 civilë të vrarë dhe të paktën 4,693 të plagosur, që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Por agjencia beson se shifrat janë shumë më të larta. OKB-ja thotë se shumica e viktimave ishin si rezultat i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë sulmet nga artileria e rëndë dhe raketat.

Rusia ka aq mungesë të pajisjeve moderne, të gatshme luftarake, saqë ka nxjerrë tanke 50-vjeçare nga magazinimi i thellë, pretendon Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM).

Kremlini ka nxjerrë tanke luftarake T-62 për të mbështetur forcat e tij në jug, thotë MB. I prezantuar për herë të parë në vitin 1961, ky lloj tanku dikur ishte shtylla kryesore e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik.

Ministria e Mbrojtjes shtoi: "T-62 pothuajse me siguri do të jenë veçanërisht të prekshëm ndaj armëve antitank dhe prania e tyre në fushën e betejës nxjerr në pah mungesën e Rusisë në pajisje moderne dhe të gatshme për luftë".

Gjithashtu në përditësimin e fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët thonë se forcat tokësore ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rrethuar Severodonetsk dhe Lyschansk në Ukrainën lindore, duke kapur kohët e fundit disa fshatra në veri-perëndim të Popasna.

Burimi: Sky News

Të fundit