Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Vazhdon samiti i G7-s në Cornwall, Angli. Vendet e pasura të industrializuara premtuan 1 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. Por edhe klima e forcimi i demokracive perëndimore janë në fokus të samitit.
Samiti i G7-s hapi dyert në Cornwall të premten, vend mikpritës Anglia. Në një objekt serë që mban brenda pyllin më të madh artificial në botë biseduan Mbretëresha Elisabeth dhe presidenti amerikan, Joe Biden për çështjet e shëndetit dhe mbrojtjen e llojeve. Mbretëresha Elisabeth i kishte ftuar demokracitë perëndimore për një eksursion në „Projektin Eden" një atraksion turistik në Cornwall. Djali dhe trashëgimtari i mbretëreshës, Princi Charles foli në pritjen mbretërore për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës, stabilitetin e klimës dhe luftimin e pandemive. „Lufta kundër kësaj pandemie të tmerrshme ka treguar, se sa shpejt e sa fort mund të zbusë bashkësia ndërkombëtare krizat, nëse kombinohen vullneti politik, ideja e biznesit dhe mobilizimi i opinionit", tha Princi 72 vjeçar.
Delegacionet nga SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, vendi mikpritës, Britania e Madh, por edhe përfaqësuesit kryesorë të BE, presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit të BE, Charles Michel të shtunën publikojnë „Deklaratën e Carbis Bay", me qëllim mposhtjen e pasojave të pandemisë në botë dhe rimëkëmbjen e saj më mirë se më parë. Krahas kësaj duhet të pengohen pandemitë e ardhshme, duke forcuar shkencën, mbrojtjen e mjedisit dhe një kujdes shëndetësor më të mirë.

Takimi me Mbretëreshën Elisabeth
G7, e cila deri tani i ka përdorur për vete tre të katërtat e vaksinave në dispozicion premtoi të ndryshojë këtë procedurë të kritikuar shpesh nga OKB. Së bashku vendet e G7-s dhe BE do të japin 1 miliardë doza për vendet e varfra deri në fund të vitit. 500 milionë doza do të vijnë nga SHBA, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden. 100 milionë doza nga Britania e Madhe. Të dyja shtetet deri më tani gati nuk kanë eksportuar asnjë vaksinë. BE ka dhënë deri më tani 315 milionë doza, gati gjysma e dozave të prodhuara në BE. Përmes iniciativës "Covax” do të pasojnë disa milionë doza të tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, megjithatë u shpreh, se ndihmat e premtuara nuk mjaftojnë. "Ne kemi nevojë për një plan botëror vaksinimi”, tha Guterres në një konferencë me video para reporterëve në Cornwall. "Ndryshe pandemia rrezikon të përhapet si zjarri në pyje në vendetnë zhvillim.” Vendet e G7-s janë të mendimit, se duhet të shtohen kapacitetet e prodhimit të vaksinës në botë. Qëndrimin amerikan për pezullimin e patentave nuk e mbështesin disa vende europiane.

Demonstrues të kuq kërkojnë mbrojtjen e klimës
Me protesta paqësore dhe plot fantazi disa qindra demonstrues kanë shoqëruar punimet e samitit të G7-s. Njerëz të veshur si politikanë të G7-s, zogj të zinj, apo lajmëtarë të kuq të vdekjes shëtisnin nëpër rrugët e vogla të qytetit bregdetar, Cornwall. Në plazh i bihej daulleve dhe këndohej. „Pyes veten, nëse ata do të arrijnë diçka. Njerëzit duhet të përqëndrohen tek çështjet e mëdha që duhet të vendosen", thotë pensionistja Margaret, që nga kopshti i saj ka një pamje të mrekullueshme drejt bregut të St.Ives. „Jemi në lokdaun, ka një javë që nuk dal dot në rrugë, u mbyll gjithçka", ankohet një banore për zonën e sigurisë së samitit. „Megjithatë është interesante, kam parë shumë samite të G7-s por në televizor, por nuk e kisha idenë, se ç'bëhej pas kuintave për gjithë këtë."

Sinjale multilaterale nga Joe Biden
Krerët e shteteve dhe qeverive të G7-s, SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Japonia si edhe përfaqësues të BE, takohen nga e premtja për të diskutuar edhe mbi klimën. Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të ftuar të tjerë të samitit kanë premtuar reduktimin e emetimeve të gazrave karbonikë. Por ide të reja nuk janë parashikuar të dalin për këtë temë në Carbis Bay.
Qëllimi kryesor i takimit të parë personal prej dy vjetësh është forcimi i demokracive të botës kundër shteteve autoritare, thotë një diplomat i lartë, që ka përgatitur takimin. Prandaj për Angela Merkel është e rëndësishme që të takojë presidentin Biden. « Ai përfaqëson aprovimin e multilateralizmit që na ka munguar në vitet e fundit”, tha Angela Merkel pas mbërritjes në Carbis Bay duke nënkuptuar me këtë presidentin Donald Trump që nuk i vlerësonte instanca të tilla ndërkombëtare, si G7.

Protesta për klimën
Në shumë raunde bisedimesh, Joe Biden kërkon që deri të dielën të farkëtojë një aleancë kundër Kinës, që ai e konsideron si kërcënimin më të madh për vlerat perëndimore, mirëqenien dhe ndikimin që ka ajo. Kancelarja Merkel dhe përfaqësues të vendeve të BE kanë qëndrimin, se Kina nuk është vetëm rival sistemi dhe konkurrent ekonomik, por në disa çështje edhe partnere. « Kemi nevojë për të gjithë në botë », tha Merkel. « Duhet të bashkëpunojmë, sidomos në temën e mbrojtjes së klimës dhe biodiversitetit. Këtu nuk do arrihen asnjëherë zgjidhje pa Kinën. » Vendet e G7-s duan të flasin edhe për strategjinë e tyre kundrejt Rusisë. Marshimet e fundit të trupave në Ukrainë dhe shtypja e opozitës në Rusi dhe Bjellorusi e bëjnë të nevojshme një përgjigje të fortë, thuhet nga diplomatët e G7-s, që përgatisin deklaratën e samitit./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38