Flash News

KRYESORE

“Budalla, mos ma trash zërin mua”, përplasje fizike mes Salianjit dhe Ralf Gjonit pas emisionit

“Budalla, mos ma trash zërin mua”, përplasje fizike mes

Nisi si një sherr verbal, por duket se ka vijuar edhe pas emisionit, jashtë ambienteve të studios së ‘Open’ mes deputetit Ralf Gjoni dhe ish deputetit Salianji.

Sipas Opinion.al ish-deputeti Ervin Salianji është përplasur fizikisht me deputetin e ri të dalë nga lista e LSI, Ralf Gjoni.

Mësohet se pas mbarimit të emisionit Open, Salianji ka goditur deputetin Gjoni.

Më pas stafi teknik dhe të ftuarit e tjerë kanë ndërhyrë për të mos lejuar që sherri të agravonte.

Debati me tone të ashpra nisi sapo Salianji i përmendi Gjonit bojën e hedhur në fytyrë ditën kur do të bënte betimin në parlament si deputet i ri i dalë nga listat e LSI, pas djegies së mandateve.

“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.

Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.

“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd dhe aleatëve të tu”, ia ktheu Gjoni.

Ndiqni si nisi sherri me video:

Të fundit