Flash News

KRYESORE

Cakaj: Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, nuk u druhem votave kundër nga 'skeptikët'

Cakaj: Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave,

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar i sigurt se Shqiëpria ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, Cakaj tha se vendi ynë meriton hapjen e negociatave, pasi janë përmbushur siç është kërkuar ‘ detyrat e shtëpisë’.

“Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave. U dakordësuam edhe me homologun austriak se 'detyrat e shtëpisë' janë përmbushur. Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim”, tha ministri.

I pyetur nga gazetarët nëse u druhet votave kundër nga vendet skeptike si Holanda, e cila pak ditë më parë e ka konsideruar si të parakohshme hapjen e negociatave me Shqipërinë, Cakaj tha se nuk i druhet një vote kundër më 18 tetor.

“Para se të druhem për votat kundër nga cilindo vend, konfirmoj se jemi në përpjekje intensive për të siguruar votat pro, nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, tha ministri.

Të fundit