Flash News

KRYESORE

CDU/SCU ‘në gijotinë’, Gent Cakaj: Kritikave të tyre u përgjigjemi me fakte

CDU/SCU ‘në gijotinë’, Gent Cakaj: Kritikave të tyre

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nuk mbështet plotësisht kritikat e CDU/CSU-së, që deklaroi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Në emisionin Java në TVSH, Cakaj duke u kujdesur të ruajë gjuhën e diplomatit, sqaroi se edhe mes vendeve anëtare, apo grupacioneve, siç i quan ai kritikët, ka kontradikta.

“Përkundër mënyrës se si ka shkuar vendimi në fund, 25 vende në vitin e kaluar kanë qenë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë, kjo tregon se është rritur besimi te reformat e Shqipërisë. E njëjta klimë është edhe sot. Ka kontradikta nga vendet anëtare. Grupacione të caktuara kanë të drejtë të kenë rezerva për Shqipërinë dhe kritika për qeverinë, por ne na takon që t’i përgjigjemi me fakte”, deklaroi Cakaj.

Johann David Wadephul, zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, në një deklaratë të publikuar të enjten shprehu rezerva për progresin e Shqipërisë duke mos dhënë garanci për votën pro hapjes së negociatave.

“Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar. Megjithatë, një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet me ngut”, nënvizoi ai.

Të fundit