Flash News

KRYESORE

Çështja Tahiri paralizon qeverinë

Çështja Tahiri paralizon qeverinë

Që prej katër ditësh, në momentin që në dosjen Habilaj u publikua lajmi se gjendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duket se ka sjellë një çorientin edhe tek qeveria.

Prej tre ditësh ministrat, përfshi edhe kryeministrin nuk janë shfaqur në media duke bojkotuar aktivitetet. Kryeminstri Rama së bashku me Ministrin Xhafaj ishin të pranishëm dy ditë më parë në konferencën për Gjykatën Kushtetuese. Kjo është edhe dalja e vetme e kreut të qeverisë para mediave. Takimet para mediave janë zëvendësuar me takime informale, siç ishte ai i djeshmi mes Ramës dhe Xhafajt.

Ndërkohë, ministrat e tjerë janë mjaftuar vetëm me postime në rrjetet sociale. I vetmi që ka shpërndarë për mediat një kronikë është Niko Peleshi.

  

Të fundit