Flash News

KRYESORE

Conte kërkon diskutime të reja për Shkupin dhe Tiranën muajin tjetër, ka një aleat të fortë

Conte kërkon diskutime të reja për Shkupin dhe Tiranën

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte deklaroi se vendi i tij do të propozojë që të bëhet një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në muajin e ardhshëm në takimin e radhës së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.

EWB raportin se referuar burimeve diplomatike presidentit I Këshillit Evropian, Charles Michel, mandati i të cilit nis në 1 dhjetor ishte pro idesë për ta vendosur në agjendën e takimit të radhës të këshillit.

Gjithsesi, Conte do ta ketë të vështirë, duke qenë se Franca nuk ka ndërmend që të zbutë qëndrimin e vet deri në marsin e vitit të ardhshëm, kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

Vetoja e presidentit Emmanuel Macron solli shuam reagime e kritika, me liderët e disa vendeve të cilët iu kthyen ashpër atij, pasi me vendimin marrë e shfaqi BE-në si një union që nuk i mban premtimet.

Të fundit