Flash News

KRYESORE

Debati me tensione në mesnatë, kryeministri Conte: I zhgënjyer për mungesën e konsensusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Debati me tensione në mesnatë, kryeministri Conte: I zhgënjyer

Kryeministri italian, Giuseppe Conte është shprehur i zhgënjyer nga takimi i ditës së parë të samitit në Bruksel, lidhur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Para mbledhjes së Këshillit në ditën e dytë të samitit, Conte shpreson që ky zhgënjim mos të kthehet në dëshpërim për të dyja vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam shumë i zhgënjyer për mungesën e konsensusit për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat u bllokuan nga Franca.

Shpresoj që ky zhgënjim dhe ankth nuk do t'i zhysë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në dëshpërim," tha Conte, duke shtuar: "Italia gjithmonë do të jetë afër tyre ".

 

Të fundit