Flash News

KRYESORE

Deputeti gjen zëvëndësuesin e Valdrin Pjetrit: Kryebashkiak i Shkodrës të bëhet Edi Rama

Deputeti gjen zëvëndësuesin e Valdrin Pjetrit: Kryebashkiak i

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës akuma nuk është rrëzuar na Ligji i Dekriminalizimit, gjë e cila do t’i bëntë nul zgjedhjet në Shkodër, por ama është gjetur personi që do ta zëvendësojë atë si kryebashkiak i qytetit verior.

Ka qenë deputeti Lefter Maliqi ai që e ka bërë propozimin. Me anë të një postimi në facebook, Maliqi me ironi propozon që Pjetri të zëvendësohet nga vetë kryeministri Edi Rama.

’Dhe me Ramën me tre funksione si kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kryebashkiaku i Shkodrës e sigurt që në 18 tetor hapen negociatat për në BE’’, shkruan me ironi Maliqi.

Postimi i plotë:

Une mendoj qe Rama te komandohet Kryebashkiak ne Shkoder mqse pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi.Rames i pershtatet te jete dhe Kryebashkiak mqse pas zgjedhjeve moniste perfaqeson shumicen e shqiptareve si p.sh ne Shkoder perfaqeson 8% te votuesve! Por kostituimin e keshillit bashkiak monist dhe betimin ta beje ne prani te mikut te tij Vuçic.

Mendoj qe Presidenti te ruaj qetesin dhe te kete besim mos te shpall date tjeter zgjedhjesh ne Shkoder se Rama Kryeminister,minister i jashtem dhe kryebashkiak ne Shkoder i bene shume mire detyrat,vendi po lulezon si ne qeverisjen qendrore si ne qeverisjen vendore dhe ne ate diplomatike ku me Ramen me keto 3 funksione e sigurt qe ne 18 tetor hapen negociatat.

Të fundit