Flash News

KRYESORE

Deputeti gjerman pro futjes të Shqipërinë në BE: Asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumente

Deputeti gjerman pro futjes të Shqipërinë në BE: Asnjë

Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg ka vlerësuar Shqipërinë duke qenë pro futjes të saj në BE.

Deputeti gjerman theksoi se Shqipëria është në mes të procesit për anëtarësimin për në BE, jo në fund të rrugës, por në rrugën e duhur.

"Negociatat duhet të hapen, dhe vendimi do të merret shumë shpejt dhe jam i bindur që shumë nga kolegët e mi janë dakord për çeljen e tyre.  Përpjekja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit ka qenë e moderuar. Është bërë progres në ndjekjen e korrupsionit në nivelet e larta. Në fushën e krimit të organizuar përmirësim i moderuar, masat e marra kundër kultivimit të kanabisit kanë qenë të moderuara.

Shqipëria po bën progres në nivelin ekonomik, ka rritje ekonomike dhe po shkon drejt ekonomisë së tregut dhe duhet të jemi mirë ekonomikisht që të bëhemi pjesë e BE. Jemi në mes të procesit për anëtarësimin për në BE nuk jemi në fund të rrugës, por jemi në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi e përmbushur" -tha deputeti gjerman.

Ditën e sotme, korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel listoi 9 kushte të forta të Gjermanisë për t’i dhënë ‘Ok’ futjes të Shqipërisë në BE.

Negociatat/ Gjermania shton kushtet për Shqipërinë, më 26 shtator vendimi

 

Të fundit