Flash News

KRYESORE

Dita e 9 e protestave në SHBA/ Ulen përplasjet midis policisë dhe protestuesve, ushtria në gatishmëri

Dita e 9 e protestave në SHBA/ Ulen përplasjet midis policisë dhe

Vijojnë protestat pas vrasjes së një afro-amerikani nga një oficer policie në Shtetet e Bashkuara. Mijëra njerëz vijojnë të protestojnë për të kërkuar drejtësi pas vdekjes së George Floyd, i cili ndërroi jetë javën e kaluar pasi qëndroi i mbërthyer në tokë me këmbën në qafë nga një efektiv i policisë së Minneapolis, për rreth 9 minuta.

Kjo e mërkurë, e cila shënon edhe ditën e 9 të protestave, shihet të jetë relativisht më e qetë se përleshjet e dhunshme të para gjatë fundjavës dhe të së hënës. Qetësimi i situatës, duke kaluar nga protestat e dhunshme në një protestë kryesisht paqësore, është vënë re edhe ditën e djeshme- megjithëse mediat ndërkombëtare kanë raportuar për disa konfrontime të dhunshme midis policisë dhe protestuesve në disa qytete.

Mësohet se, protestuesit hodhën fishekzjarrë dhe predha ndaj policisë nga ana tjetër e një gardhi, ndërsa policia u përgjigj me spraj piperi. Një përleshje në Chelsea, ku disa protestues u arrestuan. Një grup i madh protestuesish u përpoqën të kalojnë Urën e Manhattan nga Brooklyn në Manhattan, por u ndaluan nga policia. Pas një bllokimi të tensionuar, protestuesit u lejuan të dilnin nga ura dhe të ktheheshin në Bruklin.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur nga policia edhe në Uashington DC, Atlanta, New York City, Cleveland dhe disa qytete të Kalifornisë për të penguar tubimet e mëdha pas një fundjave me konfrontime dhe plaçkitje të dhunshme.

Pentagoni konfirmoi se rreth 1.600 trupa të detyrës aktive ishin transferuar nga Fort Bragg dhe Fort Drum në zonën e Uashingtonit, për të ndihmuar autoritetet civile nëse ishte e nevojshme. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo ishte thjesht një "masë paraprake në rast përshkallëzimi të situatës" dhe asnjë forcë aktive në detyrë nuk është vendosur ende në DC.

Të fundit