Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla mblodhi Kryesinë e grupit parlamentar në orën 08.00, porosia që ai dha

Balla mblodhi Kryesinë e grupit parlamentar në orën 08.00,

Kryesia e grupit parlamentar socialist është mbledhur mëngjesin e sotëm për të diskutuar në lidhje me meanxhimin e punës në komisionet parlamentare. Mbledhja e cila nisi në orën 08.00 u thirr nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Nga informacionet që janë bërë publike për mediat, Balla i ka porositur deputetët që të mos zhvillojnë debate me opozitën në mbledhjet e komisioneve, por të diskutojnë qetësisht.

Në mbledhjen u bë me dije gjithashtu se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti. Në përfundim të mbledhjes nuk ka pasur një prononcim nga Balla.

Të fundit