Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit

Balla: Është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka njoftuar sot është kontraktuar kompania projektuese për Bypass-in e Elbasanit.

Teksa ka postuar me video në rrjetet sociale trafikun në unazën e Elbasanit, Balla shprehet se është domosdoshmëri ndërtimi sa më shpejt i këtij Bypass-i, ndërsa thekson se qeveria tashmë duhet të fillojë nga procedurat. Deputeti socialist nuk bën me dije emrin e kompanisë që do të ndërmerret me projektimin e këtij aksi.

"Ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër i Bypass-i të Elbasanit është i domosdoshëm dhe nevojë imediate për lehtësimin e trafikut në qytetin e Elbasanit dhe për këdo që kalon në këtë pikë kyçe. Të mos harrojmë se sot unaza e Elbasanit deri në Kryqëzimin e Bradasheshit janë pjesë e Korridorit 8, me një trafik kombëtar dhe ndërkombëtar tejet të ngarkuar. Me përfundimin e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës, tashmë Qeveria duhet të fillojë procedurat për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit. Falë planifikimit në kohë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është kontraktuar kompania projektuese e këtij aksi shumë të rëndësishëm që përfshin edhe zgjerimin e rrugës Elbasan-Qukës." shkruan Balla.

Të fundit