Flash News

Ditari i Maxhorancës

Beqaj: SPAK nuk më jep dosjen, më nxjerr pengesa artificiale

Beqaj: SPAK nuk më jep dosjen, më nxjerr pengesa artificiale

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shprehur rezerva ndaj SPAK pasi sipas tij i ka krijuar pengesa për t’u njohur me dosjen e tij.

Duke folur për mediat nga ambientet e SPAK, Beqaj tha se kërkesa është pranuar, por SPAK ka 2-3 muaj që nxjerr pengesa artificiale.

 “Që në dhjetor pas seancës së parë, kemi kërkuar që të njihemi me përmbajtjen e dosjes e cila është voluminoze, kërkesë kjo që na është pranuar. Por edhe pse ka më shumë se dy muaj SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të penguar dosjen.

Avokatët i janë drejtuar me një kërkesë prokurorit, Erjon Bani dhe do të doja që ai të vepronte me shpejtësi” tha Beqaj, i cili u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë të zbatuar nga GJKKO, detyrim paraqitje, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij për Koncesionin e Sterilizimit.

 

Të fundit