Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklaratat e PD për shëndetësinë në kolaps, Manastirliu mohon akuzat: Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet

Deklaratat e PD për shëndetësinë në kolaps, Manastirliu
Ogerta Manastirliu

Pas deklaratës së PD-së se shëndetësia në vend është në kolaps, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, e cila është shprehur se për shëndetësinë flasin faktet dhe punët.

Teksa është takuar me shefen e Infektivit Najada Çomo e cila ka informuar për gjendjen në spital dhe kapacitetet aktuale, Manastirliu thekson se se nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor dhe iu ka këshilluar mjekëve të mos i marrin për bazë deklaratat politike.

Më tej ajo u shpreh se sipas saj, shteti është i përgatitur për çdo skenar.

Gjithashtu, Manastirliu bëri me dije se Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet.

“Sa për ata që dalin e flasin nga foltoret apo dritaret e facebookut i vëmë përballë faktet dhe punët që flasin vetë.

Dhe sërish i sugjeroj të na bashkohen në këtë betejë duke bërë të paktën një gjë që nuk kërkon ndonjë 'sakrificë të madhe', dhe që bëhet edhe nga divani i shtëpisë: të ftojnë njerëzit të mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe të lajnë shpesh duart.

 Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet”, deklaroi ministrja.

 

Të fundit