Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-nënkryetarja e Veliajt emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme

Ish-nënkryetarja e Veliajt emërohet zëvendësministre e

Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme.

Kujtojmë se Ruseti ka mbajtur më herët postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Dy zv.ministra të tjerë janë edhe ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të fundit