Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, Balluku pritet të paraqitet sot në SPAK

Nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, Balluku

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku pritet të paraqitet sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se SPAK-u ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Balluku si person nën hetim, në kuadër të një çështjeje që lidhet me dyshimet për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit publik.

Balluku është thirrur të paraqitet e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, një procedurë që zakonisht paraprin komunikimin zyrtar të një akuze penale. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse ajo do të përgjigjet pozitivisht ndaj thirrjes së organit të akuzës.

Ndërkohë, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi dje se Balluku po përpiqet të shmangë paraqitjen në SPAK, ku pritet të njihet me akuzat penale që rëndojnë mbi të. Sipas Bardhit, Balluku ka “sajuar një vizitë zyrtare në Bullgari”.

 Balluku ushtron funksionin e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, ndërsa mban edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. 

Të fundit