Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas shtrëngimit të masave, MSH vjen me një tjetër rekomandim: Hani vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit, shmangni Covid-19

Pas shtrëngimit të masave, MSH vjen me një tjetër
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar një ditë pas publikimit të masave të reja shtrënguese nga Komisioni i Ekspertëve, duke u rekomanduar qytetarëve që të hamë vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit dhe familjarët.  

Në udhëzuesin e shpërndarë nga MSH, tregohet niveli i riskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline. Më tej, MSH bën apel për ruajtjen e distancimit fizik.

“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.  Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, përfundon rekomandimi i MSH.

Pas shtrëngimit të masave, MSH vjen me një tjetër

Të fundit