Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Dritan Lelin, e cilëson si “të vdekurin e Bashkisë”

Rama sulmon Dritan Lelin, e cilëson si “të vdekurin e

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në “Lungumaren 2”, në Vlorë, e cila do të kthehet në një plazh publik. 

Gjatë bashkëbisedimit me dy përfaqësuesit e firmës, Rama i pyeti ata për fushën e basketbollit dhe ambientet e tjera sportive. Përfaqësuesi i firmës, tha se njëra prej tyre ka përfunduar nga kryebashkiaku Dritan Leli, ndërsa të tjerat, do të jenë gati para sezonit turistik.

Kreu i qeverisë nuk nguroi të sulmonte kryebashkiakun Leli, duke iu kërkuar që të vazhdojnë punimet e të mos presin kryebashkiakun.

Biseda:

Rama: Ndërkohë atë fushën e basketbollit aty?

Përfaqësuesi i firmës: Njëra është bërë, e ka bërë Leli. Fusha e futbollit është bërë. Tek njëra është qepur qilimi. Edhe të tjerat do të bëhen, për sezon do të jenë gati.

Rama: Ta bëjmë ta mbarojmë sepse të presësh të vdekurin e bashkisë, është…

Kujtojmë se Dritan Leli u përplas para zgjedhjeve me Ramën, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023. Madje, u përfol se Dritan Leli as nuk shkoi fare të votonte më 25 prill.

Të fundit