Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vijon sulmet ndaj LaCivita

Rama vijon sulmet ndaj LaCivita

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha, dhe këshilltarin e tij amerikan, Chris LaCivita.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një montazh me LaCivitën, një buf dhe numrin 5 – numri që mban Partia Socialiste në fletën e votimit.

Kryeministri shkruan se qytetarët duhet të votojnë numrin 5, pasi “Latifi” ka mbetur te dritarja për të marrë lekët e Berishës dhe për t’u larguar më 11 maj.

 “Voto 5 se mbeti edhe Latifi i shkretë në penxhere për të marrë gjithë ato lekët e Bufit dhe për të ikur nga sytë këmbët më 11 maj”, shkroi Rama.

Rama vijon sulmet ndaj LaCivita

Ndërkohë ditën e sotme dhe LaCivita ka reaguar nëpërmjet një mesazhi ndaj sulmeve të Ramës.

LaCivita thekson se kjo përpjekje për të shmangur debatin mbi 12 vitet e dështimeve ekonomike të qeverisë Rama është dëshmi e dëshpërimit të mazhorancës

Ai nënvizon se shqiptarët nuk kërkojnë imitime apo lojëra fjalësh, por zgjidhje reale për sfidat ekonomike, të cilat, sipas tij, vetëm opozita e udhëhequr nga Berisha është në gjendje t’i ofrojë.

 

Të fundit