Flash News

E-TJERA

"Shqipëria larg standardeve të BE", Tabaku: Premtimi i Ramës për pasaportën e BE nuk realizohet

"Shqipëria larg standardeve të BE", Tabaku: Premtimi i

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku shpreh bindjen se premtimi i kryeministrit Edi Rama për pasaportën europiane është i parealizueshëm.

E ftuar në emisionin Open në News24, ajo tha Shqipëria është ende larg përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian dhe përdorimi i këtij premtimi është vetëm “tepsia e radhës” në fushatën elektorale të PS-së. 

"Sot qytetarët shqiptarë kanë një bilanc për të bërë, PS nuk mbajti premtimet. PD po bën mirë që po flet për ekonominë. Rama flet për pasaportën e BE dhe është thjesht ‘tepsia e radhës’. Edi Rama nuk ka për të fituar prapë. Pasaporta e BE nuk ka për t’u realizuar. Kjo, sepse Kroacisë i janë dashur tetë vite për pasaportën e BE-së. Shqipëria nuk ka standardet e Bashkimit Europian. PD ka një miks edhe të atyre që ishin, por edhe të figurave të reja", tha Tabaku. 

Të fundit