Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, historia e atentateve që e kishin kthyer në shënjestër të hershme

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, historia e atentateve që e kishin kthyer

Një atentat mafioz është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit, i njohur ndryshe si Roan Brahimi.

Ngjarja ka ndodhur pranë biznesit familjar të viktimës, në afërsi të urës së vjetër të Milotit. Sipas burimeve, autorët kanë qëlluar në drejtim të Prendit, duke e lënë të vdekur në vend. Deri më tani, rrethanat dhe motivet mbeten të paqarta, ndërkohë që policia po heton pistat e mundshme të krimit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se lokali i Gjovalin Prendit ishte shënjestruar edhe më herët. Katër vite më parë, ndaj tij janë kryer dy sulme: një herë me eksploziv dhe një herë tjetër me armë zjarri, por fatmirësisht pa viktima.

Forca të shumta policie, të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur autorësinë dhe motivin e atentatit.

Lokali ku ndodhi krimi është i pajisur me kamera sigurie, të cilat pritet të sekuestrohen për të ndihmuar në identifikimin e autorëve.

Hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacion mbi të dyshuar apo persona të ndaluar.

Të fundit