Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 4 persona

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 4 persona

Pak orë pas atentatit mafioz në Lezhë, qetësi nuk gjen as Tirana.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Deri tani raportohet se janë plagosur 4 persona.

Pas ngjarjes, dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.  Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.


Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit