Flash News

E-TJERA

Temperaturat arrijnë deri në 24 gradë, parashikimi i motit

Temperaturat arrijnë deri në 24 gradë, parashikimi i motit

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin Shqiptar; kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit ku në zonat Veriore dhe Qendrore do të jenë në formë rrebeshi.

Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime, por sërish gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin sërish më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territori duke lënë Jugun me shira të dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë paradite, por dobësohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Një sistem frontal do të përfshijë pjesërisht Ballkanin duke sjellë kushte të paqëndrueshme të motit edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante ku më të dukshme priten  në zonat veriore dhe veriperëndimore; gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Kosovës; herë pas here priten edhe rrebeshe.

Të fundit