Flash News

DITARI POLITIK

Mbërrijnë në Shqipëri 600 fletët e para të votimit nga diaspora

Mbërrijnë në Shqipëri 600 fletët e para të votimit

Kanë mbërritur në Shqipëri 600 fletët e para të votimit të dërguara nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të nisë menjëherë selektimin e fletëve të votimit të ardhura nga diaspora, duke kontrolluar nëse ka dëmtime apo parregullsi në zarfet e mbërritura.

Më pas, fletët do të kategorizohen sipas qarqeve përkatëse, për të qenë gati për numërim në ditën e zgjedhjeve.

Të fundit