Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete, humb jetën 29-vjeçari në Tiranë

Përplasen dy automjete, humb jetën 29-vjeçari në

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. 

Policia njofton se automjeti me drejtues O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë, ky i fundit humbi jetën në spital, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç. 

Tiranë/Informacion paraprak


Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit