Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Taksa 0% për profesionistët e lirë, PD me plan të qartë për shtresën e mesme

Tabaku: Taksa 0% për profesionistët e lirë, PD me plan të

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me profesionistët e lirë, ku prezantoi zyrtarisht tabelën e re të taksave të PD-së, e cila parashikon taksa 0% për profesionistët e lirë dhe masa të drejta fiskale për shtresën e mesme.

Në prezantimin e saj, Tabaku theksoi se filozofia ekonomike e Partisë Demokratike është ndërtuar mbi besimin tek individi dhe tek shtresa e mesme si motori i zhvillimit të vendit.

Tabaku bëri me dije se PD do të rishikojë nenin 12 të ligjit, që aktualisht penalizon profesionistët e lirë që kanë nënkontraktorë. Ajo e quajti këtë nen një tjetër barrë të padrejtë që rrit informalitetin dhe pasigurinë ligjore për punën e ndershme.

Në përfundim, ajo theksoi se angazhimi i saj për një sistem të drejtë është i palëkundur,

– PD ofron 0 taksa per Profesionistet e Lire dhe rrezimin e nenit 12

– PD zgjidhja e vetme kunder sistemit aktual

– Taksa e sheshte  dhe kodi fiskal motoja e PD

Të fundit