Flash News

E-TJERA

Atentati në Tiranë, reagon policia: 4 të plagosur te Trauma, dy prej tyre të mitur

Atentati në Tiranë, reagon policia: 4 të plagosur te Trauma, dy

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Policia njofton se të plagosur me armë zjarri në Lundër, janë A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.


Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

 

Të fundit