Flash News

Ditari i Opozitës

Diskutime mes tensionesh, simpatizantët e Bashës tentojnë të sulmojnë fizikisht deputetët, ofendojnë gazetarët

Diskutime mes tensionesh, simpatizantët e Bashës tentojnë të

Kryesia e PD –së vendosi të hapë garën për kryetar duke mbajtur zgjedhjet më 29 korrik.

Mbledhja e cila zgjati 8 orë u mbyll rreth orës 02:30 duke u shoqëruar me tensione dhe përçarja mes deputetëve, të cilët u ndanë në dy grupe.

Një grup, i përbërë nga Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbait, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi, kërkuan që të zhvillohen së pari zgjedhjet nëpër degët e më pas zgjedhjet për kryetar.

Grupi i dytë me Enkelejd Alibeajn, Roland Bejkon dhe Agron Kapllanajn e kundërshtoi këtë propozim.

Pas largimit nga mbledhja, deputetët janë ofenduar nga disa militant të Lulzim Bashës që qëndronin në ambientet e jashtme të godinës ku po mbahej mbledhja.

Në një moment deputetët u përplasën verbalisht, sa për pak precipitoi në dhunë fizike ndaj tyre. Mbështetësit e Bashës sulmuan dhe ofenduan edhe mediat të cilat po raportonin.

Të fundit