Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Shqiptarët duhet ta tundin protestën e sotme përpara Kryeministrisë

Alizoti: Shqiptarët duhet ta tundin protestën e sotme përpara

Deputeti i PD Tomor Alizoti tha se shqiptarët duhet ta tundin protestën e sotme në orën 20:00 përpara Kryeministrisë.

I ftuar në News 24, Alizoti theksoi se SPAK është gjëja më qesharake e tranzicionit, pasi nuk heton kryeministrin e vendit.

Çdo protestë opozitare i shërben përmirësimit të demokracisë. Protesta është jo vetëm e demokratëve, por gjithë shqiptarëve. Populli shqiptar sot është në një ditë të zezë, shumë prej tyre kanë marrë rrugët e emigrimit. Shqipëria ka degraduar, gjysma e qeverisë është në burgje.

Është e tmerrshme që gjysma e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë bukë të hanë. Lindja e ka korrupsionin më të madh se Perëndimi, por jo në këtë nivel. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, që zv kryeministri të arratiset dhe të thotë akuza të rënda ndaj qeverisë. Ne po i shërbejmë botës, se emigranti këtë bën. Shqiptarët duhet ta tundin protestën. Shëndetësia në Shqipëri dhe arsimi janë në gjendje mjerane. Gravitetin më të madh në opozitë e ka Sali Berisha, që është burgosur pa asnjë provë", u shpreh deputeti. 

 

Të fundit