Flash News

Ditari i Opozitës

Bamir Topi bën lëvizjen surprizë, pritet t'i bashkohet koalicionit opozitar

Bamir Topi bën lëvizjen surprizë, pritet t'i bashkohet
Bamir Topi, Lulzim Basha

Ditën e sotme do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare e koalicionit opozitar. Surpriza e ditës së sotme ka qenë lëvizja e kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.

Gazetarët pranë selisë blu raportojnë se pjesë e koalcionit opozitar do të jetë edhe Bamir Topi. Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara, por mesa duket tashmë do të kthehet në kampin demokrat.

Pjesë e koalicionit pritet të bëhet edhe Artur Roshi, i Ballit Kombëtar Demokrat. Basha do të presë sot në seli të gjithë aleatët për të nënshkruar marrëveshjen.

Të fundit