Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë

Berisha: Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me operacionin e sotëm të SPAK me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale, vrasje të rënda, atentate që nga 2018. .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se operacioni i fundit u dekonspirua 100%.

Postimi i Berishës:


Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë!

Të dashur miq, nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga Skrapi i Partisë mbrëmë, në operacionin e ndërmarrë nga Lezha në Vlorë arrestohen pasi u dorëzuan vetë, kriminelët Taulant Palla, Met Katrori, Altin Zumani dhe Alfred Greca.

Ata sapo morën njoftimin u dorëzuan.

Kurse 46 kriminel të tjerë mbasi ishin njoftuar, nuk u gjetën sepse ja kishin mbathur me kohë!
Sukses spektakolar! #sb

Të fundit