Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton sërish deputetët e Bashës: Të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë regjimit

Berisha fton sërish deputetët e Bashës: Të bashkohemi dhe

Kreu i PD-së Sali Berisha, pas marrjes së vulës nga Gjykata e Apelit ka përsëritur edhe një herë se qëllimi kryesor është vetëm bashkimi i demokratëve.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm,  Berisha u ka bërë thirrje deputëve që kanë qenë përkrahës të Lulzim Bashës, që t’i bashkohen.

Berisha: Të qëndrojë, të sakrifikojë si ju dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne.
Koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra.
Ju rikujtoj këtu ju se gjatë diktaturës, shumica e njerëzve mendonin krejt ndryshe për realitetin dhe regjimin.
Por, atë mendim e mbanin për vete dhe diktatura forcohej çdo ditë dhe ajo ishte një mbështetje për diktaturën.
Prandaj qytetarë dhe qytetare, të mos rrimë duke folur me vete, duke kritikuar, qortuar me vete këtë regjim çnjerëzor të pafytyrë, por të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë.
Të bashkohemi, të gatshëm për çdo sakrificë!

Të fundit