Flash News

OPINEWS

Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?

Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?

Nga Alba Alimehmeti Kepi
Shih se si e ke pjesatuar pasurinë kombëtare në cifligje të vjedhura për ministra, burra ministresh, klientë qeverie, familjarë e prestanomi që tê mbajnë në pushtet!
Zbrit nga ajo makinë luksoze që Kushtetua ta ka dhënë për punë qeverie e jo biznes Partie.
Sa të kushton karburanti ditor që ta paguajnë shqiptarët, është pensioni mujor i një të moshuari e asistenca 2-3 mujore e një invalidi.
Mjaft me thirrje për emigrantët në Greqi, në Shqipëri do vijnë të votojnë kundër teje.
Mjaft me thirrje pêr emigrantêt në Itali, plot janë avionët nuk i besuan farsës tënde të postës për votë, aty në atdhe do të vulosin protestën kundër kastês tënde!
Boll o i uruar se ngele me telefon në dorë-a ke punë pêr të bërë?
Qeveri për të drejtuar?
Nuk shkohet në Europë me syze trendi e barcaleta.
Nuk mund të jesh europian për botën pa qënë europian në Shqipëri.
E europian është vetëm një vend me sistem demokratik!
Ti ke krijuar një qeveri kryeministrore e një oligarki autokratike.
Quhet pashaporte ramiste antieurope!

Të fundit