Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë

Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e

Kreu i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se pas datës 12 maj, opozita do të kthehet në mazhorancën e Shqipërisë, duke shpallur besimin se ky është momenti historik që shqiptarët dhe vetë Edi Rama e kanë ndjerë.

"Unë mendoj se e keni të drejtë, shumë të drejtë, kjo do të jetë konferenca e ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë.
E keni ndjerë dhe ju dhe e ka ndjerë çdo shqiptar këtë. Kjo është ndjesia më reale. Por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama.
Ju e patë si shkallmoi mbrëmë në televizion, u shkallmua. Fliste për gijotina, fliste për helme. Çfarë nuk fliste. Dmth, ai mbrëmë kishte nevojë urgjente për mjekim, me ato simptoma që pashë dhe unë jam mjek dhe kam qenë i apasionuar.
Unë jam kardiolog, por më tërhiqte dhe psikiatria, më ka tërhequr."

Të fundit