Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shthur gojën për LaCivita: Është i vetmi ‘rrotë same’ në atë grumbull mbetjesh

Rama shthur gojën për LaCivita: Është i vetmi

Kryeministri Edi Rama nuk rezistoi dot pa thumbuar strategun amerikan Chris Lacivita i cili drejtoi fushatën e PD, gjatë mitingut përmbylles të fushatës elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit në Parkun Olimpik të Tiranës. 

Ai e cilësoi sërish LaCivitën si “Latifi” dhe Berishën si “bufi me kapelen e Donald Trump”, ndërsa tha se "në atë grumbull mbetjesh ku është i vetmi ‘rrotë same’". 

“Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë, ishte bufi me kapelën e Donald Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani me Latifin. I vetmi që ka përfituar është vetë Latifi, që do largohet më i pasur se erdhi, në atë grumbull mbetjesh ku është i vetmi ‘rrotë same’, siç thonë kosovarët. Bufi do falënderojë për fitoren, por të hënën do fillojnë ankesat për vjedhje votash”, tha Rama.

Të fundit