Flash News

Ditari i Opozitës

Kuçana denoncon skandalin: 40 familje në rrezik nga përdorimi i mjeteve të bashkisë Durrës

Kuçana denoncon skandalin: 40 familje në rrezik nga përdorimi i

Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Durrës, Ilirjana Kuçana, në një deklaratë për media para SPAK, ka denoncuar një skandal që ka ndodhur në rrugën Bajram Tusha, në zonën e Shkozetit.

Ajo akuzon Bashkinë e Durrësit për tjetërsimin e një projekti të miratuar, duke shpërdoruar 1 milion euro për një pallat që ka rrezikuar jetën e 40 familjeve që jetojnë aty.

Kuçana tha se banorët janë në një gjendje frike dhe paniku, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm nga SPAK dhe mbrojtjen e këtyre familjeve.

Ajo theksoi gjithashtu se këto janë vetëm disa nga tentativat e fundit të qeverisë për të mbajtur pushtetin, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të votojnë të lirë dhe të qetë, duke iu drejtuar ndërkombëtarëve për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Ilirjana Kuçana:

"Jemi këtu për të denoncuar një skandal të madh që ka ndodhur në rrugën Bajram Tusha, në zonën e Shkozetit. Kryetari i Bashkisë Durrës ka miratuar një projekt të tillë, zbatimi i të cilit ka qenë një projekt real që ka qenë fillimisht nga Bashkia Durrës, por është tjetërsuar, dhe 1 milion euro janë shpenzuar për një pallat në Shkozet, ku ndodhen 40 familje që sot janë në rrezik.

Unë mbrëmë kam qenë me banorët dhe kam parë një gjendje frike, një gjendje paniku, dhe banorët nuk janë të sigurt.

I bëj thirrje SPAK-ut dhe kreut të SPAK që menjëherë të nisin hetimin e thelluar dhe të mbrojnë këto 40 familje. Kemi të bëjmë me jetën e njerëzve. Ne jemi këtu për të mbrojtur jetën e njerëzve. Sot duhet të themi se jemi në kulmin e fushatës, dhe nga ana tjetër duhet të denoncojmë se kanë nisur edhe tentativat e fundit të Rilindjes, të cilat e dinë se dita e tyre e fundit ka ardhur.

Dua t'ju sjell të gjithëve në mendje deklaratën e Ambasadës Amerikane dhe agjencive ndërkombëtare: "Vota është e fshehtë, vota është e ardhmja juaj dhe nuk ka çmim."

Të dashur qytetarë, votoni të lirë! Kam edhe një thirrje për administratën: votoni të qetë dhe të lirë, pasi vota juaj nuk do të shikohet, por do të monitorohet nga Bashkimi Evropian dhe nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare".

Të fundit