Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti britanik në mbyllje të fushatës: Votoni PD-në për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së

Deputeti britanik në mbyllje të fushatës: Votoni PD-në

Lord Stewart Jackson, anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik, ka marrë pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, ku u ka bërë thirrje shqiptarëve të mbështesin PD-në në zgjedhjet e 11 majit.


Në fjalën e tij përpara qytetarëve, Lord Jackson tha se fitorja është pranë dhe i ftoi demokratët të angazhohen maksimalisht për ta bërë ndryshimin të mundur. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në votime, duke i kërkuar qytetarëve të marrin me vete familjarët dhe miqtë e tyre për të votuar për të ardhmen e vendit.


“Ju dërgoj përshëndetje nga Dhoma e Lordëve në Britaninë e Madhe! Është kënaqësi që ndodhem këtu. Po shikoja të gjithë këta të rinj dhe pyesja veten: si do të jetë e ardhmja e tyre? Një gjeneratë më parë, brezi i ri i këtij vendi të mrekullueshëm hodhi poshtë tiraninë dhe komunizmin në emër të lirisë dhe demokracisë”, deklaroi ai.


Lord Jackson u shpreh se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq mes korrupsionit dhe një rruge të re drejt demokracisë dhe integrimit europian.


“Ne mund të ndjekim rrugën e korrupsionit dhe makutërisë, ose një rrugë të re – drejt lirisë, punës, biznesit, prosperitetit, drejt BE-së. Është koha për një vizion të ri dhe për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar. Fitorja është pranë!”, theksoi ai në përmbyllje.

Të fundit